Sport

Ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League; datat dhe oraret

15 Prill 2022, 08:17 Nga DOSJA
Ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League; datat dhe oraret

ZVICER – Hapi i parafundit, para finales së madhe, që do të luhet më 28 maj në stadiumin Saint-Denis (Francë), do të jenë gjysmëfinalet e Champions League, ku tashmë dihen 4 skuadrat e kualifikuara.

Pas sanksioneve të UEFA-s kundër Rusisë, finalja e madhe e Champions League që do të luhej në Shën Petersburg, u zhvendos për në Saint-Denis të Parisit.

Gjysmëfinalet e Champions League, sipas shorti të hedhur në pare nga UEFA, janë përcaktuar që të luhen më 26 dhe 27 prill (ndeshja e parë) dhe 3 dhe 4 maj (ndeshja e dytë).

Ndeshja Manchester City-Real Madrid do të luhet në “Etihad” më 26 prill dhe në “Bernabéu” më 4 maj. Ndërsa ndeshja e parë Liverpool-Villarreal do të luhet në “Anfield” më 27 prill, kurse ndeshja e dytë në “La Cerámica” më 3 maj.

Ndeshjet, si të parat, ashtu edhe të dytat, do të luhen në orën 21:00. Pas ndeshjeve gjysnëfinale, është e kuptueshme, që dy skuadrat fituese do të përballen me njera-tjetrën më 28 maj në Saint-Denis për finalen e Champions League.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league dhe superkupën e europës champions league kundër real madridit nga champions league champions league dhe superkupën e europës champions league kundër real madridit nga champions league

Sondazh

Poll