Sport

Rruga e mundimshme e Realit, lodhja dhe ngarkesat ‘kërcënojnë’ La Ligan

15 Prill 2022, 08:24 Nga DOSJA
Rruga e mundimshme e Realit, lodhja dhe ngarkesat

SPANJE – Real Madrid është në gjysmëfinalet e Champions League dhe është përpara Barçës me 12 pikë (që mund të jenë nëntë, nëse fitojnë ndeshjen e tyre në pritje kundër Rayos) me shtatë ndeshje të mbetura në La Lega.

Dy ndeshje radhazi kundër Sevillas dhe Osasunas dhe derbi i Metropolitanos, që do të luhet tri ditë pas gjysmëfinales së dytë ndaj Manchester Cityt, janë kalendari ‘i frikshëm’ i Realit që ushqen shpresat e ndjekësve.

‘Los blancos’ do të luajnë të dielën në “Pizjuán”, pa Casemiron të pezulluar, pa mbrojtës të majtë dhe në pritje një skuadre, që duhet të japi maksimumin nga djemtë e Carlo Ancelottit.

Sevilla e Lopeteguit, e cila nëse fiton do ta lërë veten nëntë pikë prapa Madridit, nuk shikon më përpara aq sa prapa, ku Atletico, Betis dhe Real Sociedad mbërrijnë duke dashur të ngjiten dhe duke kërcënuar pozitën e tyre Champions.

Dhe tre ditë më vonë, në Pamplona. Kalendari i ligës nuk i jep pushim Madridit, i cili ka dy ndeshje të tjera radhazi përpara. Duhet të përgatitet për Man.Cityn për gjysmëfinalen e parë të Champions dhe tri ditë më pas, një tjetër ndeshje e tmerrshme në Metropolitano me Atleticon, për javën e 35-të të La Ligas.

Real Madridit i mjafton që të fitojë 13 pikë në shtatë ndeshjet e mbetura. Prandaj, mund të lejohen dy humbje dhe një barazim (për sa kohë që Barcelona fiton gjithçka). Nëse do t’i mbijetonte këto dy ndeshjet e para radhazi, duke marrë parasysh se i kanë mbetur edhe katër ndeshje në “Santiago Bernabeu”, tabloja do të bëhej shumë më e qartë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atlético de madrid real madridi sevilla e lopeteguit skuadra e ancelottit atlético de madrid real madridi sevilla e lopeteguit skuadra e ancelottit

Sondazh

Poll