Politike

“A të qaj 15 minuta?”, Mehmetaj publikon vendimin e Gjykatës: Si u vodhën votat në Vorë (DOKUMENT)

21 Shkurt 2019, 18:51 Nga DOSJA
“A të qaj 15 minuta?”, Mehmetaj publikon vendimin e

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar vendimin e gjykatës, që sipas saj çertifikon blerjen e votave në Vorë.

“A të qaj 15 minuta?

E bëri hartimin e rradhës! Frika i ka hyr në palcë, jo vetëm se i humbi pushteti, por se shqiptarët nuk do ja falin as pas rrëzimit dëmin që ka shkaktuar.

Edi Rama, je i marrë fund!

Bashkangjitur keni vendimin e gjykatës që çertifikon blerjen e votave në Vorë, si në Vorë njësoj ka vepruar në të gjithë Shqipërinë”, – shkruan Mehmetaj.

Rasti në fjalë është denoncuar me video nga emisioni investigativ “Stop”.

Dosja.al ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës: 

Po ashtu ajo është ndalur edhe deklarata e Ramës për mediet lidhur me djegien e mandateve të Opozitës. Ajo nuk e komenton deklaratën e kryeministrit, por shkruan: “Bëju një hërë në jetën tënde një nder shqiptarëve, mos u ndot më ekranet në orët e pasdites”.

Vendimi i publikuar nga Mehmetaj është marrë një vit më parë, konkretisht më 28/02/2018.

Ndërkohë pak më parë ajo ka komentuar edhe mosdorëzimin e mandatit të deputetit nga Lefter Koka, për të cilin tha se nuk është më i Lëvizjes Socialiste për Integrim. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kejdi mehmetaj opozita djeg mandatet vjedhja e votave vore kejdi mehmetaj opozita djeg mandatet vjedhja e votave vore

Sondazh

Poll