Politike

Nuk dorëzoi mandatin, Mehmetaj për Kokën: Nuk është më pjesë e LSI-së

21 Shkurt 2019, 18:42 Nga DOSJA
Nuk dorëzoi mandatin, Mehmetaj për Kokën: Nuk është

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka folur për protestën e opozitës dhe për djegien e mandateve të deputetëve. E ftuar në “Report tv”, Mehmetaj u shpreh se ajo që ndodhi në tubimin e 16 shkurtit nuk ishte dhunë pasi sipas saj qytetarët po të donin e kishin djegur kryeministrinë.

“Asnjë protestë nuk ka qenë e dhunshme, as ajo e 16 shkurtit. Nuk mund të quhet dhunë, pasi nuk u lëndua njeri, nuk u qëlluan institucionet, por ndodhën dy vepra që tregojnë karakterin e vërtetë të kryeministrit. Familjarët e mi i kanë edhe sot pasojat e atij gazi që të helmonte. Po të donin ta digjnin, do ta kishin djegur institucionin, por nuk ishte ai qëllimi,”– u shpreh Mehmetaj.

E pyetur për reagimin e ndërkombëtarëve në lidhje me protestën e opozitës Mehmetaj tha se jo çdo person i huaj meriton të marrë kaq shumë vëmendje. “Me termin ndërkombëtar në Shqipëri vijohet që të abuzohet, pasi jo çdo i huaj meriton që të marrë një vëmendje kaq të madhe nga shqiptarët. Unë vij nga Brukseli dhe në takimet e drejtpërdrejta me përfaqësues për Shqipërinë dhe nuk është e njëjta frymë që pompohet këtu nga mediat. Deklaratat e sotme lexohen në forma të ndryshme. Edhe ndërkombëtarët e vërtetë do të jenë shumë shpejt në të njëjtin qëndrim si opozita sot,”- vijoi ajo. 

Përsa i përket vendimit të deputetit Lefter Koka, për të mos djegur mandatin, njësoj si kolegët e tij, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se kushdo që nuk ndjek qëndrimin e përbashkët, nuk mund të konsiderohet më pjesë e kësaj partie.

“Qëndrimi i grupit të LSI ishte i qartë, ishte vendimi më i drejtë që mund të merrnim. Në atë mbledhje të grupit kemi qenë të gjithë dakord, sot dorëzuam aktet e dorëheqjes dhe qëndrimi ka qenë unanim. Persona të caktuar mbajnë përgjegjësinë e tyre personale, nëse bëjnë cdo hap që i shtojnë pak oksigjen Ramës. Koka ka marrë vendimin e tij, kundër vendimit të LSI-së, kundrejt tij reagimi i qytetarët do të jetë i njëjtë si për Ramën. Besoj që është qëndrim i qartë, cdokush që nuk ndjek qëndrimin e përbashkët nuk mund të konsiderohet më pjesë e jona,”- përfundoi Mehmetaj.

Ditën e sotme është dorëzuar kërkesa në Kuvend për lënien e mandatit nga 29 deputetë të PD dhe 17 të LSI. Por janë 5 emra që janë ende pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk kanë dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit të tyre.(Lexo këtu)

Opozita zhvilloi një protestë që nisi para ambienteve të godinës së Parlamentit dhe u zhvendos pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e Opozitës dorëzuan mandatet e tyre.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kejdi mehmetaj lefter koka protesta e opozites djegia e mandateve te opozites kejdi mehmetaj lefter koka protesta e opozites

Sondazh

Poll