Sport

Lewandowski në udhëkryq: te Bayerni për jetë, apo te Barcelona për “Topin e Artë”

8 Prill 2022, 09:16 Nga DOSJA
Lewandowski në udhëkryq: te Bayerni për jetë, apo te

GJERMANI – Rinovoni për të hyrë në legjendë, apo do të zgjidhet një sfidë të re për qëllime të pa arritura?

Kjo në thelb vërtitet në mendjen e Robert Lewandowskit, i cili nga njëra anë reflekton për ofertën e rinovimit me Bayern Munich, që do të thotë siguri titujsh të fituar praktikisht çdo vit, si për t’u bërë një symbol i skuadrës bavareze.

Nga ana tjetër është Barcelona ajo që e tundon, për një aventurë në një ligë më konkurruese, por e cila, sipas “Bild”, e di se si mund t’i garantojë atij një skenë me shumë fokuse dhe mbi të gjitha me një shans më të madh për të arritur “Topin e Artë”.

Kontrata e polakut do të skadojë në vitin 2023 dhe, siç tha ai vetë disa javë më pare, se “Unë e konsideroj çdo skenar, duke shkruar lista pafundësisht të gjata me pro dhe kundër. Mendoj për to, flas me njerëzit më afërt për veten dhe më në fund dëgjoj zemrën time”.

Nga ky këndvështrim duket një indicie për një rinovim me Bayernin edhe nëse nuk është për t’u nënvlerësuar, shkruan gjithmonë “Bild”. Por nga ana tjetër nuk duhe shpërfilluar edhe ndikimi i bashkëshortes, që do të dëshironte të jetonte në Spanjë, ku ndër të tjera familja kalon verën, si dhe ka blerë së fundmi një shtëpie në Majorka.

Në Gjermani, megjithatë, rekordi i golave ​​të Bundesligës e pret atë me rekordmenin Muller (365 gola të shënuar) të “kërcënuar” nga 308 golat e Lewandowskit. Zgjedhja është e vështirë dhe duhet bërë brenda dy muajsh: Bayerni dhe Barça janë në pritje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes futbollistin robert lewandowski robert lewandowski të fitojë duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes futbollistin robert lewandowski robert lewandowski të fitojë

Sondazh

Poll