Sport

Conf. League| Bodo/Glimt, ‘macja e zezë’ e Romës; Mourinho ko në Norvegji! Feston Marseille

7 Prill 2022, 21:19 Nga DOSJA
Conf. League

EUROPË- Tre sfidat çerekfinale të mbrëmjes në Conference League prodhuan pak gola. Roma humbi sërish në transfertë kundër Bodo/Glimt me shifrat 2-1, duke regjistruar ndeshjen e tretë sezonale pa fitore ndaj kampionëve të Norvegjisë.

Lorenzo Pellegrini kaloi verdhekuqtë në avantazh në fundin e pjesës së parë (43). Në pjesën e dytë, një gafë e portierit Rui Patricio (56’) i erdhi në ndihmë vendasve. Një minutë përpara fundit Bodo/Glimt gjeti golin e fitores. Hugo Vetlesen u harrua në zonë nga mbrojtja italiane dhe gjuajti me kokë.

Leicester City luajti më mirë se PSV në “King Power Stadium”, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. “Dhelprat” insistuan për golin e avantazhit, por nuk ia dolën të çajnë mbrojtjen holandeze.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll