Sport

Barça ankohet për fushën e stadiumit të Frankfurtit, por nuk justifikohet…

8 Prill 2022, 04:16 Nga DOSJA
Barça ankohet për fushën e stadiumit të Frankfurtit, por

GJERMANI – Barcelona është ankuar për fushën në “Frankfurt Stadion”. Xavi, Ferran, Eric García dhe Busquets kanë theksuar se bari nuk ishte në kushtet më të mira.

Edhe pse nuk kanë dashur të justifikohen për këtë, e kanë vënë në pah këtë aspekt. “Kur mbërritëm pamë që fusha nuk ishte në kushtet më të mira”,- ka treguar Ferran Torres.

Në të njejtën linjë, edhe Eriku si partneri i tij, vuri në dukje gjendjen e keqe të barit. “Nuk na ka ndihmuar as gjendja e fushës, por nuk është justifikim”,- tha mbrojtësi.

Ndërkohë edhe Xavi e ka theksuar këtë aspekt. “Fusha nuk ishte në kushtet më të mira. Bari nuk ishte i mirë. Në shtëpi topi do të qarkullojë më mirë”,- ka thënë disa herë trajneri katalanas. Kapiteni Busquets, në fund, ka theksuar se loja do të jetë më e mirë dhe më e shpejtë në “Camp Nou”.

Pavarësisht se të gjithë katalanët, që kanë folur pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Europës janë ankuar për barin e fushës, ata kanë dashur ta bëjnë të qartë se kjo ankesë e tyre nuk është justifikim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona fushën në “frankfurt stadion” një lajm i mirë ky për xavi hernandez xavi i siguroi mbështetësit afër kalimit te barcelona fushën në “frankfurt stadion” një lajm i mirë ky për xavi hernandez xavi i siguroi mbështetësit

Sondazh

Poll