Sport

Mesfushori Bare i Espanyolit: “Në çdo ndeshje, ne mësojmë nga gabimet”

8 Prill 2022, 05:21 Nga DOSJA
Mesfushori Bare i Espanyolit: “Në çdo ndeshje, ne

SPANJE – Pasi u mund të hënën e kaluar ndaj Real Sociedad, Espanyol do të presë Celtën të dielën. Keidi Bare, mesfushori shqiptar i bardhebluve, të enjten është shprehur për një fitore ndaj skuadrës qiellore.

“Është e qartë se në çdo ndeshje ne mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësohemi. Sociedad tashmë është në të kaluarën dhe tani ne duhet të fokusohemi te Celta, për t’i bërë gjërat mirë dhe për të fituar ndeshjen,”- ka thenë ai në një deklaratë për media zyrtare e klubit.

Espanyol në stadiumin “RCDE” është shumë i ndryshëm nga ai që luan jashtë. Numrat nuk gënjejnë: 28 pikë nga 45 në shtëpi dhe 8 nga 45 jashtë. “Ne e dimë që jemi shumë rehat në shtëpi dhe jemi shumë të fortë me tifozët tanë, që janë lojtari numër 12. Të dielën do të shkojmë me gjithçka, për t’i bërë gjërat mirë dhe për të marrë tre pikët”,- ka komentuar Keidi Bare .

Më në fund, mesfushori shqiptar pohon se skuadra e tij, e cila tashmë ka qëndrueshmëri më shumë se të mirë në rrugën e duhur, nuk do të rrëshqasë në pjesën e fundit të renditjes.

“Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme dhe shikojmë lart. Në mendjen tonë nuk ka asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi. Vitin e kaluar arritëm shumë mirë në fund të sezonit dhe ky sezon do të jetë e njëjta gjë. Ekipi është i uritur dhe shumë i etur”,– përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport celta vigo espanyoli fitoi mesfushori keidi bare në fushën e espanyol celta vigo espanyoli fitoi mesfushori keidi bare në fushën e espanyol

Sondazh

Poll