Sport

Konflikt Nuno Santos-Knutsen, versioni i Bodo/Glimt: “Roma na provokoi”

8 Prill 2022, 08:51 Nga DOSJA
Konflikt Nuno Santos-Knutsen, versioni i Bodo/Glimt: “Roma na

NORVEGJI – Pas bilbilit të fundit të ndeshjes ndërmjet Bodo/Glimt dhe Romës, të fituar nga norvegjezët 2-1, kapiteni Pellegrini ka treguar për një incident, që degjeroi në konflikt mes stafit të Mourinhos dhe atij të skuadrës vendase. Kulmi ishte një sulm i trajnerit Knutsen ndaj trajneri i portierëve verdhekuq, Nuno Santos.

Trajneri i skuadrës norvegjeze, në fund të ndeshjes në një konferencë për shtyp, ka treguar versionin e tij të incidentit: “E kishim thënë edhe para ndeshjes. Nuk kishte shumë lojë të ndershme. Roma erdhi këtu me një “qëndrim” ndryshe në këtë ndeshje.

Ndihmësi i Mourinhos (Nuno Santos) u soll si i çmendur dhe më ofendoi si para, ashtu edhe gjatë dhe pas ndeshjes. Kishte aq pak ‘fair-play” saqë më ndërhyri në punën time. Ishte një strategji e ndërgjegjshme. Ata donin të më shkatërronin punën time, një mënyrë sjelljeje të pabesueshme që nuk e kisha hasur kurrë në karrierën time.” 

Edhe shtypi vendas, me gazetën norvegjeze “Nettavisen”, dha një version të kundërt me atë të Romës: asnjë kontakt direkt mes trajnerit dhe Nuno Santos, pa agresion. Megjithatë, policia norvegjeze konfirmoi thirrjen e marrë për të shuar trazirat brenda dhomave të zhveshjes. Zyra e shtypit e Bodo/Glimt, siç raporton “Corriere dello Sport”, është përpjekur ta shuajë polemikën si më poshtë: “Ishte thjesht një aksident dhe nuk do të ketë pasoja”.

B.T (Dodsja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conferenca league kundër bodo/glimt jose mourinhos roma do të presë norvegjezët e bodo/glimt romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos conferenca league kundër bodo/glimt jose mourinhos roma do të presë norvegjezët e bodo/glimt romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos

Sondazh

Poll