Sport

Trajneri Xavi: “Camp Nou” duhet të jetë një tenxhere me presion”

8 Prill 2022, 04:22 Nga DOSJA
Trajneri Xavi: “Camp Nou” duhet të jetë një tenxhere

GJERMANI – Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, e vlerësoi shumë pozitivisht barazimin e arritur ndaj Eintracht, bazuar në atë që u pa gjatë 90 minutave kundër skuadrës gjermane në Frankfurt.

Pas ndeshjes për “Movistar”, Xavi analizoi ndeshjen dhe pranoi se ata nuk bënë ndeshjen e duhur. “Ata ishin një kundërshtar shumë fizik, dolën si ferr në tranzicion, ne nuk kishim qarkullimin e topit, ku na pengoi edhe gjendja e barit.

Gjithsesi ne largohemi mjaft të kënaqur dhe “Camp Nou” do të duhet të jetë një tenxhere me presion, siç ka qenë stadiumi i tyre sot”,- theksoi fillimisht trajneri i Barçës.

I mësuar që skuadra e tij të mbante peshën e ndeshjes, Xavi pranoi se lojtarët e tij nuk i gjetën pasimet këtë herë për të dominuar ndeshjen dhe për të krijuar raste në zonën rivale. “Normalisht, skuadra që sulmon gjeneron më shumë, por ne nuk kemi mundur t’i ndalim kundërshtarët. Ne ishim paralajmëruar, pasi ata sapo kishin eliminuar një ekip si Betis”,- tha ai.

Trajneri i Barçës në fund këmbënguli se “ishte një fushë shumë e vështirë, si Turqia dhe Napoli, por kjo është Europa League. “Camp Nou” duhet të jetë një tenxhere presioni për rivalin. Ne largohemi të kënaqur”,– komentoi Xavi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barazon barcelona debutuese për xavi hernandez telefoni i xavi hernandez trajneri i ri i barcelonës barazon barcelona debutuese për xavi hernandez telefoni i xavi hernandez trajneri i ri i barcelonës

Sondazh

Poll