Sport

Edhe Mendy i bashkohet listës së portierëve, që janë ‘miq’ të Benzemas…

8 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA

SPANJE – Listës së portierëve që kanë vuajtur nën presionin e Karim Benzemas, i është bashkuar edhe Edouard Mendy, portieri i Chelseas, i cili pas një gabimi nuk i shpëtoi ndëshkimit me gola nga sulmuesi.

Diçka që nuk është e re me Benzemën, sepse Mendy është portieri i katërt në këtë listë të të prekurve nga lojtari i Real Madridit. Topi i larguar nga Casemiro përfundoi te Mendy, ndaj të cilit Benzema nënshtroi presion.

Kjo duke e nervozoi portierin, i cili së bashku me një tjetër gabim të Rudiger, bëri që Benzema të shënonte 1-3 që në pjesën e dytë.

“Vesi” e Benzemas për të ushtruar presion dhe shtyrë portierët që të gabojnë, ka filluar që në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League 2017-18, midis Real Madrid dhe Bayern. Ulreich, portieri i skuadrës bavareze të Mynihut, ka bërë një gabim flagrant, duke i dhënë golin Benzemas. Portieri doli jashtë për një pasim me një shok të skuadrës, ai u shtri për ta kapur topi, por nuk e preku dhe Benzema e shfrytëzoi këtë rast për të shënuar sipas dëshirës.

Po atë sezon, 2017-18, në finalen e Champions League, u rishfaq “mallkimi i portierëve” me Benzemën. Ishte finalja mes Real Madrid dhe Liverpool. Benzema hapi rezultatin në minutën e 51-të falë Kariusit, portierit të Liverpoolit, i cili pasi kapi një top të lehtë, donte ta hidhte shpejt topin me dorë, Benzema ngriti këmbën dhe topi përfundoi me golin e Real Madridit.

Këtë sezon, Donnarumma e pësoi nga Benzema në “Bernabéu”, në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League kundër PSG-së. Skuadra franceze nuk po vuante, por gjithçka ndryshoi kur Donnarumma u përfshi me topin e gabuar nën presionin e Benzemas. Portieri largoi keq atë, topi shkoi te Vinicius i cili ia dha Benzemës për të shënuar 1-0, që hapi rrugën kualifikimin të “los blancos”.

B.T (Dosja.al) 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edouard mendy i erdhi radha donnarummas karim benzema ishte fantastik edouard mendy i erdhi radha donnarummas karim benzema ishte fantastik

Sondazh

Poll