Sport

Rio Ferdinand: “Ata, që tani duhet ta shkruajnë emrin e Benzemas te “Topi i Artë”

8 Prill 2022, 04:40 Nga DOSJA
Rio Ferdinand: “Ata, që tani duhet ta shkruajnë emrin e Benzemas

ANGLI – Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United, tani komentator në “BT Sport”, nuk i ka kursyer lavdërime për Karim Benzema, i cili të martën në mbrëmje mahniti Europën me një tjetër paraqitje në Champions League.

Anglezi, i cili i thotë gjërat hapur, në komentin e tij për francezin e madrilènëve u shpreh: “Ata, që tani duhet ta shkruajnë emrin e Karim Benzemas në “Topin e Artë” të radhës”.

Ferdinand është i dashuruar me lojën e kapitenit të Real Madridit, të cilin e sheh në një nivel tjetër: “Ai është në fundin e karrierës dhe vazhdon të shënojë gola. Ai e ka çuar ekipin e tij në krye të La Ligës. Ata po fluturojnë dhe ai është hajmali për madrilènët. 

Kur Cristiano Ronaldo ishte atje, Benzema kishte përulësinë të kthehej edhe në prapavijë, sepse e dinte se çfarë do të thoshte për ekipin, por tani ai ka dalë nga hija e portugezit. Ai është 34 vjeç dhe është numri “9” më i miri në botë”,- tha ish-futbollisti.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 36-vjeçari rio ferdinand edhe kandidatura e benzemas karim benzema ishte fantastik 36-vjeçari rio ferdinand edhe kandidatura e benzemas karim benzema ishte fantastik

Sondazh

Poll