Sport

Glasner i kënaqur: “Meritonim të fitonim, por e pranojmë barazimin”

8 Prill 2022, 04:25 Nga DOSJA
Glasner i kënaqur: “Meritonim të fitonim, por e pranojmë

GJERMANI – Oliver Glasner, trajneri i Eintracht Frankfurt, ka komentuar barazimin 1-1 kundër Barcelonës, pas ndeshjes së parë të çerekfinaleve të Europa League:

“Për shanset e qarta të shënimit ne duhej të fitonim, por Barcelona shënoi me një kombinim fantastik dhe ne duhet ta pranojmë rezultatin, – tha ai për RTL.

Pavarësisht gjithçkaje jam shumë i kënaqur me disiplinën me të cilën ka luajtur skuadra. Barcelona ka lojtarë të mrekullueshëm, por ne kemi cilësitë tona, që na lejojnë të kemi shanse ndaj çdo kundërshtari.”

Kësisoj Glasner, trajneri i skuadrës gjermane të Eintrachtit, çështjen e kualifikimit, edhe pse nuk e përmendi, e la të hapur për në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Madje, ai nuk ngurroi të paralajmëronte se “ne kemi shanse ndaj çdo kundërshtari.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eintracht frankfurt në ndeshjen kundër eintracht frankfurt seriozisht nga barcelona eintracht frankfurt në ndeshjen kundër eintracht frankfurt seriozisht nga barcelona

Sondazh

Poll