Sport

VD/ Incidentet, trajneri PAOK-ut: “Më mirë të mos vijnë tifozët francezë në Greqi”…

8 Prill 2022, 08:29 Nga DOSJA

FRANCE – Razvan Lucescu, trajner i PAOK Selanikut, i cili u mund 2-1 në Marseille në ndeshjen e parë çerekfinale të Conferenca League, pas ndeshjes ka deklaruar:

“Në pjesën e parë kishim mungesë personaliteti në lojë. Nuk e kishim mjaftueshëm topin dhe nuk e qarkulluam mirë. E nisëm pjesën e dytë me një qëndrim tjetër dhe bëmë atë që duhej të kishim bërë në fillim. 

Marseille nuk kishte aq shumë shanse. Ishte goli i jashtëzakonshëm i (Dimitri) Payet, i cili tregon cilësinë e jashtëzakonshme të kësaj skuadre. Jam shumë i kënaqur me atë që kemi prodhuar. Me pak më shumë saktësi, mund të kishim shënuar një gol të dytë dhe të largoheshim me një rezultat edhe më të mirë.

Nuk ka dyshim që Olympique Marseille është favorite, por ka mbetur edhe një ndeshje e dytë dhe nuk do të jetë e lehtë për ta. Në ndeshjen e kthimit shpresoj që Marseja të pritet ashtu siç jemi pritur ne këtu. Jam shumë i zhgënjyer me atë që pashë sot (e premte). Është një imazh shumë i keq për qytetin e Marseilles. Sot në botë ka shumë dhunë, nuk ka nevojë ta ketë në futboll. Më mirë që fansat tuaj të mos vijnë tek ne,”– u shpreh ai.

Nga policia franceze raportohet, se në qytetin dhe stadiumin “Vélodrome” ka patur incidente midis tifozerive të të dy skuadrave, para, gjatë dhe pas ndeshjes, të cilët shfaqur akte dhune, si dhe ndaluar edhe disa tifozë grekë.

Në një postim në Twitter, selia e policisë, e mërzitur, bën me dije se “klubi grek ka shkelur udhëzimet e sigurisë që megjithatë kishte rënë dakord”duke folur për “dy banditë grekë, të cilët do të duhet të shpjegohen para drejtësisë franceze”.

Troubles between Olympique Marseille & PAOK #ultras #UECL pic.twitter.com/Y5UM0tJrER

— Fanatics of Football (@footynews129) April 7, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa conferenca league” ndeshjeve të “play-off”-it në conferenca league paok selanikut procedurat disiplinore kundër olympique marseille razvan lucescu stadiumit “velodrome” “uefa conferenca league” ndeshjeve të “play-off”-it në conferenca league paok selanikut procedurat disiplinore kundër olympique marseille razvan lucescu stadiumit “velodrome”

Sondazh

Poll