Sport

EUROPË/ Frankfurt i vështirëson rrugëtimin Barçës, West Ham barazon ndaj Lyon

7 Prill 2022, 21:11 Nga DOSJA
EUROPË/ Frankfurt i vështirëson rrugëtimin

EUROPË- Kanë përfunduar tri takimet për raundin e parë çerekfinal të Europa League. Në Gjermani, Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Frankfurt. Në pjesën e parë skuadra gjermane pati një epërsi ndaj katalanasve. Në pjesën e dytë Frankfurt do të shënonte me Knauff në 48’ dhe aty Barcelona nis të sulmojë më tepër dhe në 66’ është Ferran Torres që vendos barazpeshën.

Edhe dalja me të kuqe e Tuta në 78’ te Frankfurti nuk ndryshon më rezultatin që fiksohet në 1-1. Në takimet e tjera, West Ham nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndaj Lyon. Cresswell do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 45′. Në pjesën e dytë, Bowen do të shënonte në minutën e 52′, por Ndombele do të barazonte shifrat në minutën e 66′. Ndërkohë Braga ka fituar 1-0 ndaj Rangers.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona europa league barcelona europa league

Sondazh

Poll