Sport

Një autogol vendos në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria U-21 nuk ndez ndaj Republikës Çeke

25 Mars 2022, 20:03 Nga DOSJA
Një autogol vendos në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria U-21

ELBASAN– Shqipëria U-21 nuk ia del të marrë rezultat pozitiv ndaj Republikës Çeke në fushatën eliminatore të Europianit. Takimi zhvilluar në Elbasan Arena u mbyll me shifrat 0-1. Kuqezinjtë e vegjël pësojnë humbjen e tretë rradhazi në Grupin G. Sfida u vendos nga një autogol kur në minutën e 35′ mbrojtësi Serxhio Kalaj u tregua i pavëmendshëm dhe devijoi topin në portën e tij me portierin Simoni i cili nuk pati asnjë shans për të reagur.

Pas kësaj, disfate kuqezinjtë renditen të katërt në Grupin G me nëntë pikë pas shtatë ndeshjeve të luajtura, ndërsa Çekia ruan kryesimin me 16 pikë. Kjo humbje vështirëson objektivin e kuqezinjve të Bushit për ta mbyllur grupin në vendin e dytë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Sllovenia, Kosova dhe Andorra.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alban bushi çekia shqiperia u-21 alban bushi çekia shqiperia u-21

Sondazh

Poll