Sport

‘Shqiptar i vdekur’/ IRONIKE! Me fanelat e shqiptarëve, tifozët maqedonas ofendojnë…

25 Mars 2022, 18:33 Nga DOSJA
‘Shqiptar i vdekur’/ IRONIKE! Me fanelat e shqiptarëve,

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut, arriti një sukses historik mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti Italinë në Palermo me rezultatin 0-1 duke e lënë sërish jashtë Botërorit, kombëtaren e kaltër. Për të festuar këtë arritje historike të përfaqësueses së tyre, një numër i konsiderueshëm tifozësh maqedonas, u mblodhën në sheshin e qytetit në Shkup, teksa nuk munguan as incidentet e shëmtuara. Një grup tifozësh, kryesish të rinj, në eufori e sipër, kënduan korre raciste kundër Shqipërisë.

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur! Kush s’kërcen është shqiptar dhe Tetova është qytetet maqedonas”, ishin disa prej koreve aspak të hijshme të kënduar nga maqedonasit. Madje disa prej tyre mbanin veshur edhe fanellat e Ademit dhe Alioskit, që janë me origjinë shqiptare dhe ndër futbollistët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut. Pa ndihmën e shqiptarëve, do ishte e pamundur për Maqedoninë e Veriut, që të arrinte të tilla suksese në arenën futbollistike.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia maqedonia e veriut tifozet maqedonas italia maqedonia e veriut tifozet maqedonas

Sondazh

Poll