Sport

Chelsea, 6 blerës potencialë për “blutë” e Londrës. Broughton më i preferuari

25 Mars 2022, 18:29 Nga DOSJA
Chelsea, 6 blerës potencialë për “blutë” e

ANGLI – Sipas BBC, gjashtë blerës të mundshëm kanë paraqitur ofertat e tyre zyrtare për të blerë “blutë” e Londrës.

Midis favoritëve është edhe konsorciumi i formuar nga Sër Martin Broughton, ish-president i “British Airways” dhe tifoz për një kohë të gjatë i Chelses.

74-vjeçari Broughton tha, se nëse pranohet oferta e tij, ai do t’i vendosë tifozët në qendër të procesit të vendim-marrjes.

Konsorciumi i Broughton përfshin gjithashtu Sebastian Coe, president i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, por gjithashtu edhe Josh Harris dhe David Blitzer, aksionmbajtës të pakicës së Crystal Palace.

Firma amerikane e investimeve “Raine Group” është ngarkuar me shitjen e Chelseas, një klub i vlerësuar nga Roman Abramovich me 3 milionë paundë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas chelseas quhen “blutë” e londrës sër martin broughton “blutë” e chelseas chelseas quhen “blutë” e londrës sër martin broughton

Sondazh

Poll