Sport

“Marc Márquez mund të shërohet në pesë ditë, ose për një vit. Askush nuk e di”

25 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA

SPANJE – Piloti Stefan Bradl është duke pasur më shumë rëndësi se sa besohej në Repsol Honda. Gjermani ka qenë njeriu që i ka plotësuar të gjitha mungesat e përsëritura të Marc Márquez, i cili ka një seri të tmerrshme lëndimesh që nga viti 2022.

I fundit erdhi në ‘nxehje’ e Grand Prix të Indonezisë. Tetë here kampioni në Motor GP pësoi përsëri një aksident të frikshëm, duke u goditur kokën në momentin e rënies së tij. Si rezultat, diplopia (vizion i dyfishtë), që e pengoi atë të përfundonte sezonin 2021 është përsëritur

Gjëja normale është se Bradl do ta zëvendësojë Márquezin e dëmtuar, në garat e dy Grand Prix të ardhshëm (Argjentina më 3 prill dhe Austin më 10 prill). Kjo nuk është ende zyrtare, por gjithshka tregon për të.

Gjermani 32-vjeçar ka theksuar atë që të gjithë supozojnë. Nuk ka datë për kthimin e pilotit spanjoll Marquez, pasi kjo është një sëmundje shumë delikate. “Sigurisht që do të preferoja që Marc të ishte në gjendje ta ngiste motorin, sepse ai është i pazëvendësueshëm te Honda.

Më vjen keq për të, nuk është një situatë e lehtë. Askush nuk e di se kur do të kthehet. Kjo është një histori delikate që mund të shërohet në pesë ditë apo një vit,” – i tha ai “Servus TV”. Bradl shtoi: “Askush nuk mund ta dijë kur Marku do të jetë në gjendje të kthehet në formë. Sigurisht që do të mbështetet te gjykimi i mjekëve të tij.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport grand prix abu dhabi grand prix të indonezisë marc marquez pilot i moto gp grand prix abu dhabi grand prix të indonezisë marc marquez pilot i moto gp

Sondazh

Poll