Sport

Jashtë Botërorit, Capello jep recetën për rimëkëmbjen; Ja çfarë duhet të bëjë Italia…

25 Mars 2022, 14:50 Nga DOSJA
Jashtë Botërorit, Capello jep recetën për

ITALI- ‘Të mësojmë nga Gjermania’. Këto janë fjalët që Fabio Capello i rekomandon Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, e dyta radhazi për të kaltrit: “Ashtu si arbitrat që fërshëllenin për gjithçka, ne nuk jemi mësuar me goditje dhe forcë fizike.

Mendoj se mund të fillojmë nga e para nëse duam të bëjmë diçka më shumë. Sa kohë do të duhet për t’u rikthyer? Tashmë ka trajnerë që po ndryshojnë filozofinë e tyre. Po flas edhe për trajnerin e Genoas”.

Blessin, modeli që duhet ndjekur

Po ai Blessin që vjen nga Gjermania: “Për shkak të karakteristikave tona – vazhdoi Capello – modeli që do të kopjohet është ai gjerman. Përsa i përket vendosmërisë duhet të luhet vertikalisht dhe në thellësi. Nuk kemi lojtarë që hapin lojën dhe në vend të kësaj imitojmë Guardiolën e 15 viteve më parë: ne luajmë gjithmonë me topin mbrapa dhe me portierin.

Duhet të ndjekim modelin e Klopp, një goditje e stilit gjerman. E vetmja që e ka bërë këtë në Itali është Atalanta.Në Europë duhet të luash në një menyrë dhe me ritëm të lartë,pastaj mund të flasësh për sektorët e të rinjve dhe të huajt e shumtë, por është problem mentaliteti.” Përfundon Capello.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport capello italia capello italia

Sondazh

Poll