Sport

ANALIZA E GODITJEVE/ Paraqitja grafike e dështimit të Italisë, ajo pika rozë është…

25 Mars 2022, 19:06 Nga DOSJA
ANALIZA E GODITJEVE/ Paraqitja grafike e dështimit të Italisë,

ITALI– Një makth nga i cili është e vështirë të shpëtosh. Dhe që me kalimin e orëve bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar për t’u harruar. Komentet, analizat, të dhënat… gjithçka e bën edhe më të dhimbshme torturën për tifozët e Italisë. Një statistikë që bën pjesë në këtë kategori është ajo që po qarkullon në rrjetet sociale, e publikuar nga aplikacioni i famshëm sportiv “FotMob”.

Statistikat e goditjeve në portë

Aplikacioni më i famshëm postoi screenshot-in e raportit të të gjitha goditjeve të ndodhura në sfidën mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. Krahasimi është i turpshëm dhe i pamëshirshëm, me 32 pika jeshile për kombëtaren e Mancinit dhe vetëm 4 të bardha për maqedonasit.

Shihet se shanset për të shënuar kanë qenë shumë më të mëdha nga Italia, por Maqedonia e Veriut ka shfrytëzuar në maksimum ato pak mundësi të krijuara dhe atë pikë rozë në qendër të djathtë të zonës së penalltisë është goli i Trajkovskit që i kushtoi Italisë për të mos kaluar në finalen e Kupës së Botës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia maqedonia e veriut italia maqedonia e veriut

Sondazh

Poll