Sport

F1, Sulm në Arabinë Saudite pak kilometra nga cirkuiti, raketa shpërthen fabrikën e naftës

25 Mars 2022, 17:58 Nga DOSJA
F1, Sulm në Arabinë Saudite pak kilometra nga cirkuiti, raketa

JEDDAH- Një shpërthim i fortë, pastaj qielli i Jeddah u mbulua me një shtëllungë tymi. Në fillim të sesionit të parë të provave të lira të Formula 1 që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, një raketë ka goditur depozitat e naftës fare pranë pistës aty ku pilotët po praktikonin xhirot e shpejta teksa zjarri e bënte edhe më të frikshme situatën.

Disa video, të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë efektet e këtij sulmi, pas të cilit fshihet grupi ekstremist nga Jemeni, batalioni Huth. Shtet i cili është në konflikt me Arabinë Saudite dhe që vendosi t’i sulmonte në një moment ku vëmendja në shtetin arab është e lartë, pikërisht prej Formula 1.

Ndërkohë, FIA i ka dërguar një raport autoriteteve të Arabisë Saudite për të marrë garanci për garën e së dielës, pasi një sulm i tillë ka lënë një shije të hidhur tek pilotët pasi në këtë pikë siguria e tyre është e cënuar. Për të kuptuar tronditjen tek pilotët, mjafton fakti që Versttappen pyeti mekanikët e tij nëse makina Red Bull kishte marrë flakë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arabia saudite formula 1 arabia saudite formula 1

Sondazh

Poll