Sport

‘Unë do të kisha ftuar Balotellin’, Mancinin e kritikon edhe e ëma; Ndikuan gafat e…

25 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
‘Unë do të kisha ftuar Balotellin’, Mancinin e kritikon

ITALI- Pas eleminimit nga Play-off-i i Kupës së Botës për herë të dytë, zonja, Marianna Puolo, nëna e trajnerit të Kombëtares, Roberto Mancini, zbulon gjendjen shpirtërore të djalit të saj dhe “analizon” humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut: “Roberto nuk e priste dhe në fakt është ndoshta zhgënjimi i tij më i madh, sepse ai gjithmonë ka bërë mirë.

Mund të kishte shkuar më mirë, por futbolli ky është, një herë shkon mirë një herë keq. Fatkeqësisht gabimet e Jorginhos na kushtuan shtrenjtë, nuk dua të vendos gishtin në plagë pasi sigurisht nuk e ka bërë me dashje, por pastaj nëse gabon tre penallti…”, vijoi ajo në “Radiodue”, duke folur më pas si një trajnere e mirëfilltë futbolli.

Më pas zonja Puolo fokusohet në detaje si një “eksperte” e vërtetë duke hyrë në zemër të ndeshjes: “Sulmi nuk ishte në ditë të mirë, nuk dua t’i jap këshilla djalit tim, por do të kisha thirrur Balotellin, sepse ka forcë të madh fizike dhe para portës askush nuk e ndalon. Maqedonia e Veriut bëri vetëm një gjuajtje, ndoshta Donnarumma edhe mund ta arrinte, por tani është e kotë të flasim. Ky grup nuk ka humbur magjinë e Europianit, por ndoshta dikush kishte frikë të gabonte. Dje, ata që festuan më shumë ishin anglezët…”,tha ajo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia kupa e botes roberto mancini italia kupa e botes roberto mancini

Sondazh

Poll