Sport

Suarez: “Kam luajtur ndeshjen time të fundit kualifikuese me çelestët”

25 Mars 2022, 18:22 Nga DOSJA
Suarez: “Kam luajtur ndeshjen time të fundit kualifikuese me

URUGUAJI – Sulmuesi Luis Suarez e pranoi se ciklit të tij me kombëtaren uruguajane po i vjen fundi.

“Pistolero”, në fund të sfidës së fituar 1-0 kundër Perusë, fitore e cila i krijoi mundësinë “çelestëve” të kualifikohen për finalet e Botërorit “Katar 2022”, si të katërtët në renditjen e zonës së Amerikës së Jugut, deklaroi:

“Sot u kënaqa si fëmijë duke luajtur, praktikisht kjo ishte edhe ndeshja ime e fundit kualifikuese me kombëtaren”.

Ndërkohë, sulmuesi Suarezin nuk harroi edhe një dedikim pas kualifikimit: “Duhet t’i jemi mirënjohës stafit teknik të maestro Tabarezit. Ne jemi shumë mirënjohës për atë që ai i ka dhënë ekipit kombëtar.”

35-vjeçari, Luiz Suarez ka luajtur me Uruguajin 130 ndeshje, duke shënuar 67 gola. Pavarësisht fjalëve të tij, sulmuesi nuk është shprehur se është tërhequr nga kombëtarja dhe nuk do të jetë në finalet e Botërorit “Katar 2022”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport luis suarez dhe neymar junior nëse uruguaji mund perunë trajner i kombëtares së uruguajit luis suarez dhe neymar junior nëse uruguaji mund perunë trajner i kombëtares së uruguajit

Sondazh

Poll