Sport

Rudiger kërkon pagën e frikshme, Juventus frikësohet; Real dhe Bayern nisin duelin

25 Mars 2022, 14:08 Nga DOSJA
Rudiger kërkon pagën e frikshme, Juventus frikësohet; Real dhe

ITALI– Antonio Rudiger është konsideruar si një transferim i sigurt për Juventusin në merkaton e verës. Megjithatë, ngjarjet kanë marrë një kthesë të pakëndshme për klubin bardhezi.Lojtari kërkon një pagë prej 10 milionë, plus bonuset.

Një shifër e tillë ka stepur drejtuesit e klubit italian që kanë ndërprerë negociatat. Antonio Rudiger është një lojtar që është rritur ndjeshëm dhe që ka gjetur një pjekuri të vërtetë në Londër. Bayern Munich dhe Real Madrid janë gati të flasin me agjentin e mbrojtësit gjerman.

Të dyja skuadrat duken të gatshme të duelojnë pasi kanë probleme në atë repart.Bayern Munich do të duhet të zëvendësojë Sulen, tashmë i larguar, ndërsa Real Madrid nuk mund të mbështetet vetëm te Militao dhe Alaba.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus rudiger juventus rudiger

Sondazh

Poll