Sport

Trajkovski ‘xhelati’ i Italisë, shënon vetëm me Kombëtaren, një gol në tre vjet me klubet

25 Mars 2022, 14:34 Nga DOSJA
Trajkovski ‘xhelati’ i Italisë, shënon vetëm me

MAQEDONI E VERIUT– Aleksandar Trajkovski është heroi i madh i Maqedonisë së Veriut. Goli i tij në minutën e 92-të eliminoi Italinë. Realizimi në Palermo, klub ku ai luajti për 4 sezone pa lënë shenjë me 113 paraqitje dhe 20 gola. Jo numra prej një bomberi të vërtetë dhe, jo çuditërisht, me fanellën e Al-Fayha në tre vjet ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Arabisë më 21 shkurt.

Shifrat e tij janë shumë ndryshe kur vesh fanellën e kombëtares. Goli i Italisë ishte i 20-të në 75 ndeshje, e pesta në kualifikueset e Kupës së Botës pas ndeshjeve me Rumaninë, Lihtenshtajn dhe Armeninë.

Pothuajse po aq sa ato të bëra në total nga Immobile (2), Insigne (zero), Berardi (1), Belotti (1), Chiesa (1) dhe Raspadori (1). Pas eksperiencës te Palermo, 29-vjeçari maqedonas provoi fatin te Mallorca në Spanjë, Alborg në Norvegji dhe në fund pranoi dollarët e Arabisë me skuadrën e Al-Fayha-s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport italia maqedonia e veriut trajkovski italia maqedonia e veriut trajkovski

Sondazh

Poll