Sport

‘Më fal Itali, nuk të solla fat’/ Ish-kapiteni i Gjermanisë habit me postimin e fundit

25 Mars 2022, 13:43 Nga DOSJA
‘Më fal Itali, nuk të solla fat’/ Ish-kapiteni i

ITALI– Ajo e tija ishte një mënyrë e sinqertë për të mbajtur anën e Italisë, e postoi publikisht në rrjetet sociale në kohën e himneve kombëtare, pra para ndeshjes mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Forza Azzurri”, kishte shkruar në Twitter ish-futbollisti gjerman Bastian Schweinsteger, bashkëngjitur me një selfie të tij teksa po përgatitej për të parë ndeshjen.

Schweinsteger kërkon falje

Megjithatë, për mënyrën se si përfundoi, legjenda gjermane i “kërkoi falje” kombëtares së Italisë që nuk ishte fatlum: “Ok, duket se dje nuk solla shumë fat, më fal Itali. Maqedonia e Veriut ka mundur edhe Gjermaninë vitin e kaluar… Një skuadër e fortë. Portugalia duhet lajmëruar”, ka shkruar Schweinsteiger.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermania italia schweinsteger gjermania italia schweinsteger

Sondazh

Poll