Sport

Ka një ‘Lewandowski të vogël’ në Itali: 8 gola në 9 ndeshje me Kombëtaren!

25 Mars 2022, 13:15 Nga DOSJA
Ka një ‘Lewandowski të vogël’ në Itali: 8 gola

POLONI- Nëse në Kombëtaren e Polonisë dhe në përgjithësi në të gjithë Europën, mbreti i padiskutueshëm i golit është Robert Lewandowski, në U-21 dhe në Itali është një ‘Lewandowski i vogël’ që po bën zhurmë me golat e shënuar. Bëhet fjalë për Adrian Benedyczak, i njohur si ‘Benek’, mbi të cilin Parma e bleu për 2 milionë nga Pogon.

Një investim për të ardhmen që dha menjëherë frytet e para. 6 gola të shënuar në 26 paraqitje, nga të cilat vetëm 15 si titullar. Sulmues qendre, 1.91 centimetra i gjatë, Benek ka një forcë fizike me një teknikë të përsosur. Pika e tij e fortë është padyshim gjuajtja, fuqia dhe mënyra e goditjes.

Në përgjithësi, Benek ka shënuar 11 gola sezonalë mes Parmës dhe kombëtares. Me Poloninë nën 21, veçanërisht, ai është një snajper i vërtetë. Ai bëri debutimin e tij në mars 2021 me një hat-trick kundër Arabisë Saudite dhe nuk është ndalur kurrë, duke shënuar pesë gola në kualifikueset europiane, duke përfshirë një dygolësh të jashtëzakonshëm në takimin kundër Gjermanisë përfunduar me shifrat 0-4.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport adrian benedyczak lewandowski polonia adrian benedyczak lewandowski polonia

Sondazh

Poll