Sport

Tifozi turk nuk përmbahet, qëllon TV me pistoletë pas penalltisë së humbur nga Burak Yilmaz

25 Mars 2022, 12:56 Nga DOSJA
Tifozi turk nuk përmbahet, qëllon TV me pistoletë pas

TURQI– Në gjysmëfinalen e play-off-it për të arritur në Kupën e Botës Katar 2022, Turqia u përball dje me Portugalinë. Kombëtarja turke humbi 3-1 dhe çoi dëm mundësinë për të shkuar në Botëror.Burak Yilmaz shkurtoi diferencën në të 65-tën, por humbi penalltinë në minutën e 83-të.

Sulmuesi turk u bë objekt i shumë tifozëve. Përpara se sulmuesi të nisej për te topi dhe ta godiste atë drejt portës nga pika e bardhë, tifozi turk e kishte drejtuar armën drejt televizorit dhe qëlloi pak pasi kuptoi se Yilmaz nuk e gjeti dot portën portugeze. Në fund të lojës, tejet i prekur, gati me lot në sy, Yilmaz shpalli tërheqjen nga kombëtarja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport burak yilmaz turqia burak yilmaz turqia

Sondazh

Poll