Sport

E përjashtuar nga FIFA dhe UEFA, federata ruse nuk bën shaka; i prezanton…

23 Mars 2022, 18:10 Nga DOSJA
E përjashtuar nga FIFA dhe UEFA, federata ruse nuk bën shaka; i

RUSI– Rusia synon të presë kampionatet europiane të futbollit në 2028 dhe 2032. Këtë e bëri të ditur një anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse të Futbollit.  “RFU do të aplikojë për Kampionatin Europian 2028 dhe 2032, kjo nuk është shaka – shpjegoi ai -. Jeta vazhdon, ne jemi të hapur dhe gati, nuk duhet të mbyllemi ndaj përballjes me UEFA-n dhe FIFA-n.

Kemi organizuar shumë ndeshje të niveleve të larta, e pranoj që ka shumë kohë, situata do të ndryshojë, do studiojmë gjithçka. Kemi kërkuar dokumentet për të studiuar të gjitha kërkesat”.

Për të pritur Euro 2028, përveç Rusisë, është Turqia dhe më pas është kërkesa e përbashkët e Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë dhe më e arritshme është ajo e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Afati kohor i UEFA-s parashikon prezantimin e projektit deri më 12 prill 2023, me vendimin përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv në shtator 2023.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata e futbollit rusia uefa federata e futbollit rusia uefa

Sondazh

Poll