Sport

Dossena: “Itali, nuk ke kohë për t’u rikuperuar. Tani të duhet krenaria për të fituar”

23 Mars 2022, 16:01 Nga DOSJA
Dossena: “Itali, nuk ke kohë për t’u rikuperuar. Tani

ITALI – Ndeshja e Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut është nesër. Beppe Dossena, kampionin e botës ’82, shprehet për Tuttomercatoweb.com, se: “Gracka janë ndeshjet me eliminim.

Skenari është krejtësisht i ndryshëm nga kampionati europian, ku kishte pak pritshmëri dhe njerëzit kërkonin të kalonin raundin e parë. Tani situata ka ndryshuar dhe ka kushte të tjera mjedisore. Ka rreziqe, por nuk dua të mendoj se nuk arrijmë dot në finalen kundër Turqisë apo Portugalisë. Fakt mbetet se ka detyrim për të fituar. Përpara çdo gjë ishte mirë, tani duhet të rikuperojmë gabimet, krenaria jonë duhet të fitojë.”

Sa të rëndësishme janë mungesat, të cilat gjithsesi kanë të bëjnë edhe me kombëtaret e tjera?
“Tek europianët ishte idili i përsosur: nga kushtet fizike te ato mjedisore. Edhe dëmtimet u bënë të kapërcyeshme dhe lojtarë të tjerë mund të rekrutoheshin. Këtu, nga ana tjetër, nuk ka kohë për t’u rikuperuar, por ne jemi ende Italia dhe ne vijmë nga pushtimi i ‘europianit”.

Kush shënon?
“Edhe një autogol i dobët mund të jetë i mjaftueshëm…”

‘Kapitulli’ Dybala: çfarë mendoni?
“Është një rast që duhet t’i bëjë lojtarët, agjentët dhe klubet të reflektojnë. Milani është lider i një lëvizjeje, që nuk shikon askund dhe nuk bën kompromise. Kuqezinjtë kanë treguar se ka lojtarët e duhur në botë. Ata kanë nevojë për ata dhe që bëjnë gjithçka. Nëse nuk e bëjnë, Milani mëson se mund të ketë mënyra të tjera”.

Çfarë humbje është për Juventusin?
“Trajnerat do të kenë bërë një analizë të thellë, por unë do të të them atë që kam mbështetur më parë. Dybala për cilësitë që ka mund të luajë kudo, por lojtarët duhet të vendosin gjithçka në fushë, jo vetëm në një takim blic. Ata janë të detyruar të ndërgjegjësohen për këtë, sepse kjo është ajo që kërkohet nga lojtarët e mëdhenj”.

A do të qëndrojë në Itali sipas jush apo do të shkojë jashtë?
“Kjo varet nga ai: Paulo do të ketë mundësinë të zgjedhë dhe do të zgjedhë më të mirën. Karakteristikat e tij u shërbejnë të gjitha ekipeve në botë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala beppe dossena federata italiane e futbollit federatës italiane të futbollit trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini argjentinasi paulo dybala beppe dossena federata italiane e futbollit federatës italiane të futbollit trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll