Sport

Zyrtare/ Kroati Marcelo Brozovic zgjat kontratën, interist deri në vitin 2026

23 Mars 2022, 17:46 Nga DOSJA

ITALI – Interi ka njoftuar vazhdimin e kontratës me Marcelo Brozovic, të cilit i përfundonte në qershor.

I mbërritur në Lombardi në janar 2015, mesfushori kroat (29 vjeç) nënshkroi një angazhim të ri katërvjeçar, deri në qershor 2026 me zikaltrit e Milanos.

Nëse kjo kontratë do të shkojë deri në fund, Brozoviç do të kalonte më shumë se një dekadë në fanellën e kampionëve të Italisë.

Mesfushori kroat, i cili ka zhvilluar tridhjetë e shtatë ndeshje këtë sezon (në të gjitha garat) si titullar, është një nga lojtarët thelbësorë të skuadrës së Interit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai e do interin marcelo brozovic mesfushori kroat luka modric ai e do interin marcelo brozovic mesfushori kroat luka modric

Sondazh

Poll