Sport

Rinovim i largët për Sergi Roberton, Barça nuk do të rrisë ofertën…

23 Mars 2022, 16:23 Nga DOSJA
Rinovim i largët për Sergi Roberton, Barça nuk do të

SPANJE – E ardhmja e mesfushorit mbrojtës Sergi Robertos mund të jetë larg Barcelonës. Jo vetëm thjeshtë për faktin që ai prej kohësh vuan një dëmtim.

Klubi ‘blaugrana’ beson se tashmë ka paraqitur ofertën më të mirë të mundshme për klubin dhe nuk ka ndërmend të çmendet për të rinovuar kontratën me një lojtar, që nuk është konsideruar kurrë titullar.

Kështu, mesfushori 30-vjeçar duhet të fillojë të shikojë përreth: Atletico Madrid është në gjurmët e tij me në krye trajnerin Simeone, që është sponsor i lojtarit, i cili pak javë më parë refuzoi ofertat nga MLS.

Gjithsesi, palët janë ndaluar vetëm në takimin e fundit, që u zhvillua rreth tre muaj më pare. Për Barçën për momentin janë prioritet rinovimet e tjera, mbi të gjitha ato të Araujos dhe Gavit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport blerja më e dështuar e barcelonës jordi alba dhe sergi roberto oferte tunduese per atletico madrid sergi robertos blerja më e dështuar e barcelonës jordi alba dhe sergi roberto oferte tunduese per atletico madrid sergi robertos

Sondazh

Poll