Sport

Ndeshja e 100-të me Zvicrën, Xhaka e luan ndaj Kosovës; Po më rreh zemra, është diçka e…

23 Mars 2022, 14:39 Nga DOSJA
Ndeshja e 100-të me Zvicrën, Xhaka e luan ndaj Kosovës; Po

ZVICËR- Granit Xhaka është rikthyer në Kombëtaren e Zvicrës pas disa muajsh mungesë. Mesfushori do të jetë në dy takimet miqësore me Anglinë dhe Kosovën. Mesfushori i Arsenal, deri më tani ka zhvilluar 98 ndeshje me helvetët dhe pikërisht kundër Kosovës, do të luajë ndeshjen e 100-të.

Vetëm pesë lojtarë të Zvicrës kanë arritur shifrën e 100 ndeshjeve: Heinz Hermann (118), Alain Geiger (112), Stephan Lichtsteiner (108), Stephane Chapuisat (103) dhe Xherdan Shaqiri (100). “Nuk ka rastësi në jetë. Ndeshja ime e 100-të kundër Kosovës, ndaj një kundërshtari për të cilin më rreh edhe zemra. Kjo është diçka e pabesueshme”.

“Nuk mund ta besoj se do të jem në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për veten time, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në kombëtare kundër Kosovës”. “Unë me të vërtetë e pres me padurim këtë ndeshje, do ta shijoj.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport granit xhaka zvicer granit xhaka zvicer

Sondazh

Poll