Sport

‘Duket si pastë dhëmbësh’/ Tifozët e Liverpool kritikojnë fanelën e re, thirrje klubit…

23 Mars 2022, 14:51 Nga DOSJA

ANGLI– Tifozët e Liverpool kanë kritikuar fanelën që lojtarët do të mbajnë për sezonin e ardhshëm. Publikimi i fanelës së dytë ka ngjallur shumë debate në internet. Disa nga tifozët e kanë duartrokitur dizajnin e çuditshëm, të tjerë e kanë kritikuar për ngjashmërinë e saj me produktet e pastrimit të dhëmbëve.

Një tifozi shkroi: “Duket si pastë dhëmbësh”, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Colgate i freskët”. Një pjesë i ka kërkuar klubit që kjo fanellë të mos dilte në shitje. Këtë sezon fanela e tretë u kritikua shumë nga tifozët të cilët e krahasuan me McDonald’s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool liverpool

Sondazh

Poll