Sport

Debuton me Kombëtaren, Asllani flet si veteran; Nuk na tremb Spanja, Milan? Për momentin…

23 Mars 2022, 13:32 Nga DOSJA
Debuton me Kombëtaren, Asllani flet si veteran; Nuk na tremb Spanja, Milan?

SPANJË– Kristjan Asllani foli para ndeshjeve miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Mesfushori, i cili po luan me Empolin rregullisht, është ftuar për herë të parë me kombëtaren kuqezi dhe sigurisht që ndihet shumë mirë. Ai flet për gjithçka ka ndodhur me të e sigurisht, kur vjen puna te merkato shmanget si profesionist. “Jam shumë i lumtur, unë ekipin kombëtar e shikoja vetëm në televizor. Të jem këtu është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë. Shpresoj të bëj mirë, dua që të ndihmoj ekipin”.

I pyetur për miqësoren me kombëtaren iberike të Spanjës, Asllani deklaron: “Jo, nuk na tremb Spanja, por është shumë bukur të luash ndaj këtyre skuadrave. Këto tre ditë kanë qenë ditë të bukura, dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Shpresoj që Shqipëria ta bëjë atë hapin cilësor. Unë do bëj maksimumin dhe shpresoj t’i jap një ndihmë shumë të mirë skuadrës”.

“Nuk i kam shumë qejf këto zërat e merkatos. Mendoj për Empolin, pasi kam 13 vite që luaj me këtë skuadër. Shpresoj të rrimë në kategori, do bëj gjithçka të ndihmoj skuadrën. Është kënaqësi për mua të luaj me Empolin”, u përgjigj Asllani, i cili në fund për të rinjtë dha një mesazh. “Këmbët në tokë dhe shumë stërvitje, vetëm këto mund të them”, përfundoi mesfushori.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport empoli kristjan asllani empoli kristjan asllani

Sondazh

Poll