Sport

Toni Kroos shpjegon: Natën e hidhur ndaj Barcelonës e kompletoi kontrolli antidoping

23 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Toni Kroos shpjegon: Natën e hidhur ndaj Barcelonës e kompletoi

SPANJË- Nuk ishte një ditë e mirë për Real Madrid në përgjithësi dhe për Toni Kross në veçanti. Gjermani, si pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij, nuk ishte në një nivel të mirë në takimin kundër Barcelonës. Mesfushori u zëvendësua në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi të pësuar.

“Kisha një plagë sipërfaqësore në këmbë dhe më dhanë tre qepje. Kishte një dëmtim të vogël. Por kjo nuk ishte arsyeja e zëvendësimit,” shpjegoi ai në podkastin ‘Einfach mal Luppen’ në bisedë me vëllain e tij Felix.Toni Kroos ndoqi pjesën e dytë në televizor në dhomat e zhveshjes: “Pashë 0-3 dhe 0-4. Ishte një natë shumë e hidhur.Ishte zhgënjyese dhe ishim dobët deri në fund të ndeshjes”.

Në fund të ndeshjes, Kroos iu desh t’i nënshtrohej një testi antidopingu. “Kjo e mbylli natën, duke qëndruar atje për një orë e gjysmë,” tha ai. Në minutën e 80-të, erdhi doktori dhe tha se kush do të shkonte për kontrollin e dopingut. Ishin gjithashtu Pique dhe Jordi Alba. Vinicius dhe unë ishim banda e humbësve, kështu që u lumturova shumë kur dola prej andej”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona kross real madrid barcelona kross real madrid

Sondazh

Poll