Sport

Mamaja e Ronaldos zbulon planet e sulmuesit; E kam pyetur nëse do të bëhet trajner

23 Mars 2022, 13:58 Nga DOSJA
Mamaja e Ronaldos zbulon planet e sulmuesit; E kam pyetur nëse do të

PORTUGALI- Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Avero, ka folur në lidhje me të ardhmen e djalit të saj dhe planet që ka në mendje sulmuesi i Manchester United.Në një intervistë të dhënë për “ADN de Leao podcast”, Dolores theksoi se ylli i Portugalisë dëshiron që të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare.

“Ai do të luajë deri kur të bëhet 40 vjeç, pastaj do shijojë jetën. E kam pyetur nëse do të bëhet trajner pasi të ndalojë se luajturi, por ai nuk e ka atë qëllim. Shpresoj që të shohë sërish te Sporting, atje ku filloi gjithçka.”-theksoi nëna e sulmuesit.

Në lidhje me partneren e djalit të saj, Georgina Rodríguez, ajo deklaroi: “Është një vajzë e mirë. Fëmijët kanë dado dhe staf, që bëjnë shumë gjëra, por katër fëmijë i hapin shumë punë. Georgina është një mbështetje e madhe për Cristianon, s’kam asnjë dyshim për këtë”.

Dolores Aveiro foli edhe për infarktin që pësoi disa vite më parë: “Ende nuk e lëviz dot mirë krahun dhe, kur vjen puna te të folurit, belbëzoj shumë. Më duket si e ngrirë gjuha. Kam humbur shqisën e nuhatjes dhe shijes. Nuk mund të nuhas asgjë, as ta shijoj.

Pavarësisht gjithçkaje, nëna e Cristianos nuk lë pa parë asnjë ndeshje të djalit të saj: “Unë e dua futbollin. Nëse më fton për darkë dhe ka ndeshje, nuk do të shkoj të ha. Do të rri në shtëpi dhe do të shikoj ndeshjen. Edhe nëse Ronaldo nuk luan, unë jam gjithmonë duke e parë skuadrën e tij”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united portugalia cristiano ronaldo manchester united portugalia

Sondazh

Poll