Sport

Louis van Gaal pozitiv me Covid-19. ‘Portokallinjtë’ pa trajner ndaj Danimarkës…

22 Mars 2022, 11:34 Nga DOSJA

HOLANDE – Trajneri i kombëtares së Holandës, Louis van Gaal, rezultoi pozitiv me Covid-19 të martën në mëngjes.

Si rrjedhojë, ai do të duhet të izolohet dhe nuk do të mund të ulet në stolin e ‘Potokallinjve’ për miqësoren kundër Danimarkës, të shtunën (20:45).

Federata holandeze saktëson, se “anëtarët e tjerë të stafit teknik, Danny Blind, Henk Fraser dhe Frans Hoek, do ta marrin detyrën deri në kthimin e tij”.

Qeveria holandeze ka vendosur një karantinë dhjetë-ditore për personat me simptoma Covid, por kjo mund të reduktohet në 5 ditë, nëse personi në fjalë nuk ka pasur simptoma për 24 orë e fundit.

Pas Danimarkës, Holanda e kualifikuar për Kupën e Botës, do të presë Gjermaninë të martën (20:45), sërish për një ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport covid-19 ne holande luis van gaal trajneri i kombëtares së holandës covid-19 ne holande luis van gaal trajneri i kombëtares së holandës

Sondazh

Poll