Sport

Lamtumira e paralajmëruar. Arrivabene rrëfen detajet e takimit: “Vendimi është marrë”

22 Mars 2022, 05:10 Nga DOSJA

ITALI – Edhe nëse konfirmimi nuk ishte saktësisht i nevojshëm në këtë pikë, Juventus donte të sqaronte se çfarë ndodhi në takimin me agjentët e Paulo Dybala dhe arsyet e mungesës së marrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Maurizio Arrivabene, drejtor i klubit, foli për këtë: “Kontrata e Dybala nuk është rinovuar, – shpjegoi ai. – Takimi i sotëm ishte miqësor dhe respektuese. Për Juventusin do të kishte qenë e lehtë të bënte një “ofertë më të ulët”, por do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Paulos. Gjithsesi vendimi është marrë”.

Menaxheri i Juventus tha sërish: “Duhet thënë se Juventusi nuk rinovoi me Paulo Dybala, ky është ndryshimi. Ka patur një ndryshim në janar me ardhjen e Vlahovicit, projekti dhe struktura teknike e ekipit ndryshoi dhe Dybala nuk ishte më në qendër. Kjo është arsyeja pse ne preferuam të mos rinovojmë kontratën e tij. Takimi ishte shumë i qartë dhe me respekt”.

“Është një vendim për të cilin kemi menduar shumë dhe nuk ka më asnjë dritë, – vazhdoi ai. – Dybala ka kaluar 7 vjet me ne, një ofertë e tillë (në rënie) nuk ishte për të treguar mos respektin ndaj tij”.

Arrivabene gjithashtu donte të sqaronte edhe faktin, nëse dëmtimet e sulmuesit argjentinas rënduan në mosrinovimin e kontratës: “Parametrat janë të natyrës teknike, askush nuk e ka vënë në dyshim aftësinë dhe vlerën e Paulos. Më pas u morën disa konsiderata për praninë, për gjatësinë të kontratës dhe të natyrës ekonomike. Bëmë zgjedhjet që duheshin bërë në janar dhe arritëm në situatën e sotme”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala është bërë menaxheri i dybalas kur maurizio arrivabene argjentinasi paulo dybala është bërë menaxheri i dybalas kur maurizio arrivabene

Sondazh

Poll