Sport

Miqësoret e Anglisë a do të transmetohen në Rusi? FA po përpiqet ta shmangë këtë…

22 Mars 2022, 10:07 Nga DOSJA
Miqësoret e Anglisë a do të transmetohen në Rusi? FA po

ANGLI – Federata Angleze e Futbollit është e zemëruar, sepse pavarësisht nga ndërprerja e kontratave, ndeshjet e FA Cup janë transmetuar, duke shkelur marrëveshjet.

Madje drejtuesit e futbollit britanik janë të shqetësuar se ndeshjet e ardhshme miqësore të Anglisë kundër Zvicrës dhe Bregut të Fildishtë, mund të ndiqen sërish në ekranet e televizorëve nga tifozët rusë, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj këtij vendi, pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, duket se FA i ka duart të lidhura, pasi të drejtat janë shitur nga IMG për televizionet ruse, të cilat kështu anashkaluan sanksionet, duke i transmetuar drejtpërdrejt ndeshjet e FA Cup me shkurtimet e duhura, duke hequr qëndrimet në mbështetje të Ukrainës në stadiume të ndryshme.

Për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri me ndeshjet e kombëtares së Anglisë, duke shkaktuar zemërim në botën e futbollit britanik, Federata e Futbollit po punon me UEFA-n për të parandaluar, që dy ndeshjet e planifikuara për në fund të këtij muaji, të shihen nga rusët.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fa cup nga chelsea kundër zvicrës dhe bregut të fildishtë në raundin e 4-t të fa cup fa cup nga chelsea kundër zvicrës dhe bregut të fildishtë në raundin e 4-t të fa cup

Sondazh

Poll