Sport

André Onana, viktimë e një aksidenti rrugor në Kamerun…

22 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA

KAMERUN – Sipas shtypit vendas, André Onana ka mbetur viktimë e një aksidenti të lehtë trafiku mëngjesin e së martës, teksa po udhëtonte për në Douala, ku do të grumbullohej kombëtarja e Kamerunit.

Në këtë aksident, me gjasë janë përfshirë tri vetura, të cilat kanë pësuar dëme të rënda materiale, siç dëshmojnë edhe pamjet e transmetuara në rrjetet sociale.

Gjithsesi, për fat portieri i ardhshëm i Interit (25 vjeç, 27 ndeshje) dhe fitues i medaljes së bronzit në Kupën e fundit të Afrikës, ka rezultuar i padëmtuar.

Kameruni do të përballet me Algjerinë të premten (18:00), në ndeshjen e pare ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës në Katar. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme (21:30).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andre onana do të mungojë te ajax amsterdamit portieri onana portjeri i ajax presidentit të federatës së futbollit të kamerunit andre onana do të mungojë te ajax amsterdamit portieri onana portjeri i ajax presidentit të federatës së futbollit të kamerunit

Sondazh

Poll