Sport

Ndeshjet ‘play-off’ për “Katar 2022”/ Portugalia humbet edhe Pepen…

22 Mars 2022, 05:28 Nga DOSJA
Ndeshjet ‘play-off’ për “Katar 2022”/ Portugalia

PORTUGALI – Pepe, mbrojtësi i Portugalisë, rezultoi pozitiv me Covid-19 në ditën e parë të grumbullimit që paraprin ‘play-off’ për Kupën e Botës 2022, njoftoi Federata Portugeze e Futbollit (FPF), pa përcaktuar kohëzgjatjen e karantinës së tij.

Për të zëvendësuar 39-vjeçarin, trajneri Fernando Santos thirri lojtarin e Lille, Tiago Djalo.

Tashmë i privuar edhe nga mbrojtësi qendror i Manchester Cityt i dëmtuar, Ruben Dias, Portugalia do të presë Turqinë të enjten në Porto, në gjysmëfinalet e finaleve të ardhshme të Kupës së Botës.

Federata portugeze gjithashtu kanë njoftuar edhe mungesën e mesfushorit Ruben Neves, i cili u dëmtua fundjavën e kaluar me klubin e tij, Wolverhampton. Ai u zëvëndësua në skuadër nga fillestari Vitinha, 22 vjeç.

Po të jenë të suksesshëm dhe fitojnë, luzitanët do të presin gjithashtu më 29 mars, në stadiumin ‘Dragao’, fituesin e çiftit që do të dalë nga ‘play-off’-i midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city mbrojtësi i portugalisë para ndeshjes ndaj manchester city trajneri fernando santos manchester city mbrojtësi i portugalisë para ndeshjes ndaj manchester city trajneri fernando santos

Sondazh

Poll