Sport

Nokauti në ‘El Clasico’ e ka bindur Perezin. Presidenti tani dëshiron Haaland dhe Mbappé

22 Mars 2022, 10:42 Nga DOSJA
Nokauti në ‘El Clasico’ e ka bindur Perezin. Presidenti tani

SPANJE – Humbja e rëndë 4-0 e Real Madridit në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, duket e ka bindur presidentin Florentino Perez, që të përshpejtonte përpjekjet për të lidhur kontratë edhe me Haaland.

Siç raporton ‘Cadena SER’, në fakt, numri një i ‘los blancos’ e ka kuptuar se klubi kryeqytetas nuk mund të vazhdojë me vetëm Karim Benzema në sulm.

Kur francezi nuk është në fushë, si kundër Barçës, skuadra ka telashe. Kësaj, duhet t’i shtohet edhe fakti se sulmuesi i Realit tashmë është 34 vjeç dhe nuk do të mund të vazhdojë të garantojë një rendiment përherë të lartë.

Për këtë arsye Florentino Perez është gati të hyjë në garë edhe për bombarduesin norvegjez të Borussia Dortmundit, i joshur nga Manchester City i Pep Guardiolës. Ëndrra e presidentit të Real Madridit është të bëjë një goditje të dyfishtë ulëritëse, me Haaland dhe Mbappé në transferimet e verës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland e ardhmja e kylian mbappé presidenti i skuadrës madrilèn florentino perez 21-vjeçari erling haaland e ardhmja e kylian mbappé presidenti i skuadrës madrilèn florentino perez

Sondazh

Poll