Sport

Ndeshjet ‘play-off’ për “Katar 2022”/ Çekia pa sulmuesin Schick kundër Suedisë…

22 Mars 2022, 05:53 Nga DOSJA
Ndeshjet ‘play-off’ për “Katar 2022”/ Çekia

ÇEKI – Republika Çeke do të duhet të bëjë pa sulmuesin e saj më të mirë për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Suedisë, pasi Patrik Schick nuk do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi, që shkëlqeu në finalet e “Euro 2020” dhe u shpall golashënuesi më i mire i turneut, nuk ka luajtur që nga 18 shkurti për shkak të një problemi në gju.

Patrik Schick nuk luajti me Bayer Leverkusen në kampionatin gjerman edhe gjatë fundjavës. Në këto kushte, federata dhe ekipi kombëtar çek kanë deklaruar tani se sulmuesi e ka të pamundur dhe nuk do të bashkohet me skuadrën.

Fituesi i ndeshjes midis Suedisë dhe Republikës Çeke të enjten, do të ndeshet më 29 mars me Poloninë, për një vend në finalet e “Katar 2022”, e cila është kualifikuar pa luajtur ndaj Rusisë të përjashtuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayer leverkusen humbi pas tij vjen patrik schick i bayer leverkusen me 16 gola republika ceke bayer leverkusen humbi pas tij vjen patrik schick i bayer leverkusen me 16 gola republika ceke

Sondazh

Poll