Sport

Barça në udhëkryq: të blejë Traoren, apo të rinovojë me Dembelen? Kërkohen 30 mln. euro

22 Mars 2022, 10:23 Nga DOSJA
Barça në udhëkryq: të blejë Traoren, apo të

SPANJE – Klubi katalan i Barcelonës në fund të sezonit do ta gjejë veten në një udhëkryq të vështirë për të marrë një vendim, i cili është i detyrueshëm.

Të nënshkruajë kontratë me Adama Traorén, duke i paguar 30 milionë eurot e rënë dakord Wolverhamptonit, apo të përpiqet të rinovojë kontratën e Ousmane Dembele, i cili gjithmonë pret një telefonatë nga klubi për t’u ulur tryezën e bisedimeve.

“Marca” e raporton këtë, duke shpjeguar se në rastin e dytë do të ishte një operacion me kosto zero, që do t’i lejonte blaugranët të kursenin burime për të financuar blerje të tjera.

Ndërsa në rastin e parë, do të ketë një shpenzim të konsiderueshëm që mund të krijojë probleme në financimin e operacioneve të tjera të nevojshme për forcimin e skuadrës në dispozicion të Xavit.

E vetmja mënyrë për ta bërë më pak të ndjeshëm shpërblimin e Traores, do të ishte nëse Wolverhampton do të vendoste ta shkëmbente me Francisco Trincão, në të njëjtën kohë për 30 milionë. Sulmuesi u transferua në klubin anglez verën e kaluar dhe ka bërë 24 paraqitje për Wolves deri më tani.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve qendërsulmuesi adama traore afër kalimit te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve qendërsulmuesi adama traore

Sondazh

Poll