Sport

Mungesa do të jetë e gjatë për Marc Marquezin, piloti sërish probleme me shikimin…

22 Mars 2022, 11:06 Nga DOSJA

SPANJE – I privuar nga gara e dytë e sezonit në Indonezi, pas aksidentit të frikshëm të tij të madhe gjatë nxemjes, Marc Marquez nuk do ta gjejë shpejt timonin e Hondas së tij. Piloti spanjoll bëri të ditur përmes disa mesazheve në rrjetet sociale se vuante sërish nga diplopia, një çrregullim që “dyfishon” shikimin.

Gjashtë herë kampioni i botës në Moto GP shpjegon: “Ndjehem sikur po përjetoj ‘déjà vu’. Gjatë fluturimit për në Spanjë, pata probleme me shikimin. Sapo mbërrita vendosa të bëj një vizitë te doktorin Sanchez Dalmau, i cili më konfirmoi se po vuaja nga një episod i ri i diplopisë (vizion i dyfishtë).

Fatmirësisht, është më pak serioz se ai i fundit të vitit të kaluar. Por tani për tani, më duhet të pushoj dhe të pres për të parë se si do të evoluojë problemi im. Si gjithmonë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj”.

Kjo është një goditje e re për Marquezin, i cili ka përjetuar shumë probleme fizike që nga titulli i tij i fundit më 2019. Ai humbi të gjithë vitin 2020 dhe një pjesë të vitit 2021 për shkak të krahut të djathtë, ndërkohë që më pas pësoi episodin e parë të diplopisë vjeshtën e kaluar, pas një rrëzimi në motokros.

Piloti spanjoll më në fund mori timonin për sezonin 2022, duke zënë vendin e 5-të në Grand Prixin e parë në Katar. Por tashmë është e pamundur të parashikohet se kur 29-vjeçari spanjoll do të mund të marrë pjesë sërish në një garë të kampionatit botëror.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-piloti i motogp marc marquez pilot i moto gp piloti marquez piloti spanjoll ish-piloti i motogp marc marquez pilot i moto gp piloti marquez piloti spanjoll

Sondazh

Poll