Sport

Inter apelon te CONI: kërkon fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen ndaj Bolognas…

22 Mars 2022, 06:18 Nga DOSJA

ITALI – Interi ka bërë një apel në bordin e Garancisë Sportive të CONI-it për ndeshjen kundër Bolognas, e cila nuk u zhvillua më 6 janarin e kaluar për rastet me Covid-19 në klubin kuqebl. Kështu raporton ‘ANSA’.

Si gjykatësi sportiv i Serie A, ashtu edhe Gjykata Sportive e Apelit e FIGC-ut, në dy shkallët e para të gjykimit, janë shprehur se ndeshja duhet të luhet në një date të përshtatshme. Ndërkohë, klubi zikaltër kërkon fitoren 0-3 në tavolinë.

Pas publikimit të arsyeve me të cilat Gjykata e Apelit e FIGC-ut hodhi poshtë apelin e parë të Interit, më 23 shkurtin e kaluar, klubi zikaltër kishte 30 ditë për të paraqitur një apel të mëtejshëm në bordin e Garancisë Sportive të CONI-it: afati përfundimtar i të cilit do të përfundonte të premten e ardhshme më 25 mars. Mirëpo mësohet se me klubi milanez e ka paraqitur apelin disa ditë para përfundimit të afatit.

Pas paraqitjes së apelit të ri, tani palët në mosmarrëveshje do të kenë një muaj për të paraqitur argumentet e tyre mbrojtës dhe pastaj do të pritet verdikti: në rast se bordi i Garancisë Sportive i CONI-it kundërshton apelin e Interit, ndeshja mund të luhet midis fundit të prillit dhe fillimit të majit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i interit interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri kishte një histori për milanin dhe interin administratori i interit interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri kishte një histori për milanin dhe interin

Sondazh

Poll