Sport

Shakira për Pique: “Vetëm ai me heroizmin e tij mund të luajë kështu”

21 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA

SPANJE – Shakira ka vendosur që të thotë publikisht gjithcka ka ndjerë duke parë ndeshjen më të madh të futbollit spanjoll “El Clasico”.

“Gerard nuk më lejon t’i them këto gjëra publikisht. Sidoqoftë, vetëm ai me heroizmin e tij mund të luajë kështu, duke kapërcyer çdo dëmtim apo dhimbje dhe duke dhënë gjithmonë maksimumin.

Nuk ndodh për shkak se është burri im, por ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. E thashë!”

Para ndeshjes, duke dashur ta karikojë Pique, këngëtarja e famshme kolumbiane kishte bërë këtë dedikim për burrin e saj, futbollist me Barcelonën: “Ju jeni bërë nga një material që vetëm Zoti e di!”

Duke treguar 4 gishta, sa numri i golave në portën e “armikut” të madh të Barcelonës, Shakira imiton në njëfarë mënyre burrin e saj futbollist. Gerard Pique kishte bërë të njëjtën gjë, duke pozuar me njërën dorë, ku shfaqeshin pesë gishtat (manita), referuar fitores së bujshme të Barcelonës ndaj “Los Blancos” në tetor 2016.

 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #elclasico barcelona pique shakira #elclasico barcelona pique shakira

Sondazh

Poll