Aktualitet

Transporti/ Rama: E hëna pa makina! Bota përballet me shok të mungesës, kompensim për litër

18 Mars 2022, 11:37 Nga DOSJA
Transporti/ Rama: E hëna pa makina! Bota përballet me shok të

TIRANË– Dita e hënë në Shqipëri mund të bëhet pa makina. Kjo ishte zgjidhja që u propozua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të Transportit në Tiranë. Rama deklaroi se kjo do të diskutohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave si dhe shpjegoi se zgjidhja nuk do të bëhet për arsye ekologjike por për të kursyer. Po ashtu, një alternativë që kreu i qeverisë propozoi ishte që të bëhej tre ditë në javë pushim, nësoj si në pandemi. 

Rama i kushtoi vëmendje dhe artikullit të fundit të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjitikës, e cila paralajmëroi se bota po përballet me një shok të madh të mungesës së naftës, problem që ka arritur edhe në Shqipëri. 

Kreu i Qeverisë deklaroi se do të jepen 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit. Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, deklaroi se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik.

Ditë më parë shoqata e Transportit Urban paralajmëroi rritje të çmimit të biletës së autobusit nëse nuk përmbusheshin kushtet e tyre. Për disa ditë ata përgjysmuan edhe flotën e shërbimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Bileta ka çmim minimal, po të kisha autobus vetë do të kisha vjedh dynjanë!

Rama: Basti i atij zotnisë në Kremlin është i qartë, këtu protestohet si alienë

Rama: S’besoj se faturinot shkojnë në punë me makinë, mua më thonë jeton në luks

Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe përdorni

‘Jemi me humbje’/ Rama- përfaqësuesit të transportit: Aman mos, e kam problem kur ma thonë

Kriza/ Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974, Shqipëria ishte në bunker atë kohë

Kriza energjitike, Rama: Kur e lajmërova protestuan, ja ku jemi sot, unë nuk hedh fall

Rama: Do bëjmë mbledhje, e hëna mund të bëhet pa makina, ose tre ditë pa shkuar në punë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama rama me perfaqesues te transportit edi rama rama me perfaqesues te transportit

Sondazh

Poll